Ilir Shaqiri për nënën e ndjerë: “La shtëpinë plot, dëshirat e saj u plotësuan”

By

Me datë 13 qershor, Ilir Shaqiri dha lajmin se nëna e tij kishte ndërruar jetë.

Kurse me anë të një postimi, Iilir Shaqiri falënderon të gjithë ata që e ngushëlluan dhe i qëndruan pranë.

Më pas, ai u tregon të gjithë miqve të tij, se kush ishte nëna e tij, e që ndihej krenar dhe i lumtur që dëshirat e saj ishin plotësuar.

“Të dashur miq!

Në këto ditë dhembjeje për mua dhe familjen time, shpreh mirënjohjet dhe falënderimet tona për ju, që patët mirësinë të merrni pak nga pak nga dhembja jonë! Dhembja për ne është e madhe, por edhe ngushëllimi juaj për ne është i madh. Them kështu sepse nënat tona, të frymëzuara nga urtësia popullore, na e kanë përsëritur sa e sa herë se: Krahët e njeriut janë miqtë, ata që të bëjnë të ngrihesh, ata që s’të lënë që të biesh. Nëna ime u lind 4 tetor, 1939, në Vitak të Drenicës, mbesë e Ahmetajve të Radishevës, u martua në Burojë dhe krijoi një familje të madhe. U nda nga jeta me 13 qershor, 2020, duke lënë pas shtëpinë plot, me dëshirat e saj të plotësuara. Ne pasardhësit e saj, për sa kohë të jemi në këtë botë, do ta kujtojmë dashurinë e saj, udhëzimet e saj, porosinë e përhershme të saj, se: Njerëzit, nivelet e tyre i renditë edukimi, shkolla dhe puna e tyre në shërbim të së mirës, në shërbim të së vërtetës. Ky është ngushëllim i madh për ne: bijtë e saj, bijën e saj, rejat e saj, nipërit e stërnipërit e saj, mbesat e stërmbesat e saj. Në emër të 33 trashëgimtarëve të saj, mirënjohje pafund juve miq të familjes sonë, Shaqiri!” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm