Horoskopi: Zbuloni se çfarë fshehin yjet për ju këtë javë

By

Është një javë e re, një fillim i ri. I gjithë qëllimi është t’ja nisim javës gjithë energji. Pra, kur të filloni një udhëtim të ri, zbuloni se çfarë kanë në dispozicion yjet për ju.

Ka dymbëdhjetë shenja të zodiakut dhe secili ka veçoritë e tij të dallueshme. Qoftë Dash, Dem, Binjak, Gaforre, Luan, Virgjëreshë, Peshore,  Akrep, Shigjetar, Bricjap, Ujor apo Peshk – secili prej shenjave ka diçka unike për të treguar:

Demi

Kjo është një javë për të rindërtuar ndjenjën tuaj të guximit, për të kujtuar se sa të guximshëm jeni. Në kohë krize, kur shumica e energjisë tuaj shkon vetëm për të reaguar dhe mbijetuar, mund të jetë çuditërisht e thjeshtë të harrohet sa fuqi mund të kesh. Kështu që këtë javë, kur të keni mundësi, jepni vetes një moment për të pushuar. Mundohuni të bëni gjumin që ju ka munguar, telefononi mikun tuaj më të mirë, hani një vakt që ju mbush. Kjo është mënyra se si ju mund të qëndroni plotësisht vigjilent për këtë moment, dhe si mund të ktheheni në punë me zemër të plotë.

Dashi

Kjo është një javë për të qenë i hapur për të ndryshuar mendjen tuaj. Kjo tingëllon si një gjë e vogël, por që vërtet të ndryshosh të menduarit, të rritesh me të vërtetë, është një nga gjërat më të vështira që mund të bësh. Mund të nënkuptojë rishkrimin e së kaluarës tuaj; mund të nënkuptojë rivlerësimin e gjithçkaje që keni menduar se dinit për jetën tuaj; kjo mund të nënkuptojë lënien e rehatisë e sigurisë pas. Ekziston një element i hidhërimit në të gjithë këtë, por prapë ia vlen – jo vetëm për hir të të qenit i drejtë, por për hatër të së ardhmes suaj. Të pranosh se ishe gabim do ju hap dyer të mundësive të reja.

Binjakët

Është e natyrshme të ndjeheni të tronditur nga e gjithë dhuna në botë, të ndjeheni të lodhur nga egërsia e pakuptimtë e njerëzve në fuqi. Por përpiquni të mos bëheni cinik dhe të pashpresë; përpiquni të mos hiqni dorë nga gjithë besimi juaj se gjërat mund të jenë të ndryshe. Përkundrazi, kushtojini vëmendje ndjenjës së freskët të solidaritetit përreth jush. Mbështetuni në lidhjet tuaja, shpresat tuaja të përbashkëta, vizionet e përbashkëta dhe të ardhmen e përbashkët me njerëzit përreth jush. Nëse filloni të ndjeheni të humbur, mund të shikoni njerëzit e tjerë dhe mund të udhëtoni së bashku.

Gaforrja

Sa më shumë i lodhur që jeni, aq më lehtë do të pranoni një lloj kompromisi. Këtë javë, ju mund të ndjeheni të tunduar të pranoni shenjat më të kufizuara të përparimit nëse ato nënkuptojnë se më në fund mund të ndaloni së luftuari për një moment, që të mund të shkoni në shtëpi dhe të pushoni. Por kjo nuk është koha për tu qetësuar. Është një javë të kërkosh më shumë, të vazhdosh të synosh jo për jo për pak, por për të gjithën. Ju pret një tjetër shpërblim nëse nuk hiqni dorë lehtë.

Luani

Përballë kaq shumë problemesh, do ta kesh të vështirë teksa përpiqesh të përcaktosh mënyrën më të mirë, më etike, më të dobishme për të jetuar. Ka kaq shumë zëra të ndryshëm, kontradiktorë që ju tregojnë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është më e nevojshme, dhe kjo mund ta bëjë të vështirë për të bërë ndonjë zgjedhje. Këtë javë, ju nuk duhet të bëni presion për të qenë heroik ose perfekt – nuk jeni të vetëm, prandaj mos e imagjinoni se fati i botës qëndron mbi supet tuaja. Përgjegjësia juaj është thjesht të punoni për veten vazhdimisht.

Virgjëresha

Njerëzit mund të fillojnë të përpiqen më shumë se kurrë për t’ju bindur për të lehtësuar kërkesat tuaja, për të hequr dorë nga qëllimet tuaja më të guximshme, për të pranuar copëzat që ata thonë se janë më të mira se asgjë. Njerëzit mund të fillojnë të ju tregojnë se gjëja strategjike për të bërë, në këtë pikë, është të merrni gjithçka që ju është ofruar, në vend që të rrezikoni t’i humbni të gjitha. Por me të vërtetë, kjo është një javë për të nxitur më shumë. Është një javë për të vazhduar lëvizjen, për të qëndruar të përkushtuar në ëndërr.

Peshorja

Kur gjithçka duket se po ndodh menjëherë, është shumë e thjeshtë të humbi balansin, të gjendeni në një reagim të vazhdueshëm pa asnjë shans për të pushuar ose reflektuar ose planifikuar. Kështu që këtë javë, bëni maksimumin për të gjetur ca kohë për t’u ulur me veten, për të menduar se si keni jetuar dhe si dëshironi të jetoni. Është një mundësi e re në drejtimin tuaj, dhe kjo është një javë për të menduar se si do ta përdorni këtë mundësi.

Akrepi

Ka kaq shumë mënyra që të tjerët do të përpiqen t’ju tërheqin vëmendjen këtë javë – me gjeste, me simbolikë, me premtime boshe për ndryshim. Ata mund të përpiqen t’ju bindin se të gjitha problemet për të cilën keni qenë dëshmitarë ishte e nevojshme, ose se nuk ishin me të vërtetë probleme. Ata mund të përpiqen të ju tregojnë se e gjithë mizoria ishte e justifikuar, ose se ju mbi reaguat. Por kjo është një javë për të kujtuar vetes se ju e dini më mirë, dhe vizioni juaj është i qartë dhe i vërtetë, dhe se ju mund të luftoni për të ardhmen që dëshironi.

Shigjetari

Të tjerët mund të ju tregojnë se tani është koha për të qenë të arsyeshëm, për t’u përkulur dhe për t’u përqendruar në praktikë. Por ka ende një magji që mund të ndodhë kur nuk pranoni të kufizoni imagjinatën tuaj, kur lejoni veten të dëshironi më shumë. Bota ka ndryshuar kaq shumë dhe kaq shpejt, dhe nuk ka pse të ndalet tani. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se ne nuk mund të krijojmë edhe më shumë ndryshime. E ardhmja që ju dëshironi mund të jetë e juaja nëse ju dëgjoni intuitën dhe zemrën tuaj.

Bricjapi

Ju gjykoni veten tuaj shumë ashpër- Përse nuk bëni më shumë? Përse nuk jeni më trim?. Ju mund të ndiheni sikur fjalët tuaja ose veprimet tuaja nuk janë kurrë të barabarta me kohën në të cilën po jetoni. Këtë javë, përpiquni të ndaloni së fajësuari veten. Mundohuni të vini re sa po rriteni. Me çdo pengesë që kalon përtej, me çdo tmerr që mbijeton, bëhesh më i guximshëm se sa ishe një ditë më parë. Me çdo ditë që vazhdoni të jetoni, mund të bëheni më të egër, më të padisiplinuar, më të lirë.

Ujori

Ka kaq shumë mënyra për të imagjinuar një të ardhme. Ju mund të parashikoni utopi të shkëlqyera dhe qytete të bukura të reja, por gjithashtu mund të parashikoni skena gërryese të rrënimeve, fundin e gjithçkaje. Këtë javë, sigurohuni që të mos shpërqendroheni aq shumë nga ndonjë e ardhme e imagjinuar lart, sa të harroni të shikoni përreth jush. Ka të ardhme që po ndërtohen në tokë tani. Kjo është një javë për t’i kushtuar vëmendje njerëzve të vërtetë, rreth e rrotull jush, të cilët po vendosin bazat për një botë më të mirë. Dhe, më e rëndësishmja, është një javë për t’u bashkuar me ta.

Peshqit

Kjo është një javë për të menduar për bujarinë, si për mënyrën se si mund ta praktikoni atë dhe si mund ta merrni atë. Vlen të reflektoni në atë që, konkretisht, duhet të ofroni – paratë tuaja, burimet tuaja, kohën tuaj – por gjithashtu duhet të mendoni përtej kësaj. Kjo është një javë për të medituar në pyetjen se si dëshironi të jetoni në lidhje me njerëzit e tjerë: si dëshironi të luftoni së bashku me ta, si dëshironi të ndani botën. Është një javë për të kuptuar se jeta jonë këtu në tokë nuk është asgjë pa njëri-tjetrin.

 

Artikuj të ngjashëm