Të dielën, Shkurte Gashi zbulon ekskluzivisht familjen në NIN

By

Numërimi prapa ka filluar.

Emisioni “NIN” me Alaudin Hamitin në Klan Kosova i ka tre episode deri në fund të sezonit i cili njëherësh do të jetë i fundit pas një rrugëtimi të suksesshëm gjashtë vjeçar.

Përmes rrjeteve sociale, moderatori Alaudin Hamiti ka paralajmëruar super-intervista dhe një nga to është zbuluar përmes promos.

Këtë të diel, në NIN thyen heshtjen Shkurta Gashi.

Këngëtarja rikthehet pas më shumë se dy vitesh mungesë, për të dhënë përgjigjet e shumëpritura mbi të gjitha ngjarjet e jetës së saj.

Por, jo vetëm kaq!

Për të parën herë, Shkurta do të jetë në një paraqitje ekskluzive me bashkëshortin, Albertin dhe djalin, Malin.

Vendin e orën i dini, por po i ritheksojmë edhe një herë. Të dielën nga ora 20:45 në Klan Kosova. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm