I ftuar për Prive, reperi BimBimma u përgjigj në pyetjet e fansave në rubrikën “Kutia e pyetjeve”.
Në këtë intervistë ai konfirmoi se po punon për një libër të dytë.
Libri i parë i reperit më titull “Po E Zi” u promovua më 5 qershor të vitit 2019. Libri përmban poezi dhe këtë vepër të tij artisti ia kishte dedikuar djalit të tij, Gegës.
Libri i parë i artistit ishte promovuar në menzën “Ramiz Sadiku” në lagjen Pejton në Prishtinë, ku kishte shumë të pranishëm dhe në mesin e tyre edhe kolegë të reperit.
BimBimma nuk ka ndarë detaje tjera sa përket librit të tij të dytë. /Prive.al