1 miliardë dëgjime për Dj Regard!

By

Nuk ka shumë javë që Dj Regard ka publikuar projektin “Secrets” me Raye. Kjo këngë e lansuar vetëm në versionin audio me tekst doli të jetë goxha shumë e dëgjuar.

Kështu të paktën janë të dhënat e publikuara nga Dj Regard në një postim të bërë sot, ku tregon se nga dëgjimet e kombinuara nga platforma të ndryshme online “Secrets” ka arritur shifrën prej 1 miliard dëgjimeve.

Padyshim se ky moment është goxha shumë i rëndësishëm për ferizajasin i cili është shprehur se është pothuajse një nga ngjarjet më të mëdha në jetën e tij profesionale./Prive.al

Artikuj të ngjashëm