Meda tani president i një klubi të futbollit

By

Meda mund të ketë një karrierë të suksesshme në muzikë, por një nga hobit më të mëdhenj të artistit mbetet gjithmonë futbolli.

Ai tashmë është bërë president i një klubi futbollistik!

Bëhet fjalë për “ F.C Hajvalia 2020”, klub i cili tash e tutje do të ketë Medën si president.

Lajmin është bërë i ditur në llogarinë zyrtare të klubit në Facebook, ku shkruan:

“Të dashur qytetarë të Hajvalisë,

Të nderuar sportistë,

“F.C Hajvalia 2020” ka nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush një figurë të shquar në Kosovë.

Një prej artistëve më të mëdhenj kosovar, një tifoz i madh i futbollit, sot, zyrtarisht, është zgjedhur president i klubit tonë.

Zonja dhe zotërinjë, Mehdin Pergjeçaj – MEDA!”

Artikuj të ngjashëm