Si shkon me vjehrrën? Gjira përgjigjet sinqerisht

By

U bë një kohë relativisht e gjatë prej kur Gjira ka sjellë një projekt të ri muzikor mirëpo një detaj i tillë nuk e ka bërë që të harrohet nga ndjekësit.

Veçanërisht në Instagram, këngëtarja është tejet aktive, mes tjerash duke e ndarë eksperiencën e saj si nënë e re tash e një vit.

Në një prej sesioneve të shpeshta të pytje-përgjigjeve me ndjekësit, ajo ka folur edhe për raportin e saj me vjehrrën.

Ndryshe nga klishetë e zakonshme të prononcimit në publik, Gjira e ka rrëfyer të vërtetën padorashka.

‘Vjehrra ime ka rritë 6 fmi (pesë qika e një djalë hasreti që e ka pasëpër qejf) kështuqë tani që jam nanë vetë ja kuptoj dhimbjen, frikën dhe dëshirën. Është një gjyshe shumë e dashur dhe e kujdesshme. Normalisht që nuk mundemi me qenë dakord për gjithqka e ka ndonjë herë vërejtje/këshillë po prapë e ka për të mirë dhe nuk na përzihet. Kjo mundet me ndodhë edheme nanën time sepse dallon koha dhe synimet me jetën e prindërve tonë dhe kohën e sotme. E respektoj në cdo aspekt dhe e falënderoj që s’është dorëzu deri ka lind Alinë se s’di cka kisha bë pa të’ – është shprehur këngëtarja duke e pranuar mes tjerash se si secili ekzisotjnë kompromiset që duhen bërë për në raport të shëndetshëm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm