Cila këngëtare nuk u ftua në Grammy?!

By

Është padyshim një prej artisteve më të mëdha me famë botërore, që nga karakteri i saj si aktore tek “Hannah Montana” e deri tek krijimet muzikore si artiste.

Performancat e Miley Cyrus kanë qenë ndër më të komentuara që nga 2009-ta kur ka bërë debutimin në skenën e madhe të këtij eventi.

Nuk ka fituar asnjëherë Grammy por ka qenë e nominuar për albumin me vokalin më të mirë Pop. Mirëpo, këtë vit Akademia nuk i ka dërguar ftesë për pjesëmarrje e për këtë gjë përmes rrjeteve sociale, Cyrus me shaka u deklarua “Me siguri ka humbur në kutinë postare”.

E teksa ka publikuar një video nga çmimet e MTV duke ndezuar marihuanë ku shkruan: “dhe brengosemi se pse nuk më ftojnë më në spektaklet e ndarjeve të çmimeve”.

Por e diela në Grammy ishte sërish e rëndësishme për familjen e saj pasiqë babai i Miley, Billy Ray Cyrus mori dy çmime./Prive.al

Artikuj të ngjashëm