G4SHI – artisti i preferuar i French Montanës

By

Ditëve të fundit, G4SHI ka qenë në qendër të medieve rozë, kjo për shkak të performancës së tij që e krijoi në festivalin Sunny Hill të mbajtur në parkun e Gërmisë, por jo vetëm.

I madh u bë lajmi se reperi kosovar që jeton në Amerikë bashkoi forcat me Ledri Vulën për të bërë një këngë e cila titullohet ‘That’s Mine’, klipi i së cilës u xhirua në Kosovë. Projekti pritet të publikohet së shpejti.

Sot, G4SHI ripostoi një fotografi të reperit të njohur French Montana.

Ai shkroi se G4SHI është artisti i tij i ri i preferuar.

Kosovari mori të njëjtin imazh për të shprehur gëzimin e tij me ndjekësit e Instagramit, mbi atë që ka thënë Frenchi./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BmqfurwnKOl/?taken-by=gashi

Artikuj të ngjashëm