Ka ndërruar jetë ish-drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës Ahmet Brahimaj.
Brahimaj ishte njeriu kyç i rithemelimit të Shkollës së Baletit respektivisht Baletit Kombëtar të Kosovës.
Gjatë udhëheqjes së tij, BKK ka bashkëpunuar me shumë koreografë të shquar nga e gjithë bota, gjë që rezulton me suksese të njëpasnjëshme.
Me datën 26 nëntor 2010, Urdhërin e Presidentit të Kosovës, me Rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, nderohet me çmimin e madh “Artist i Merituar” për kontributin e dhënë në zhvillimin e Artit të Baletit në Republikën e Kosovës.