Pas mesnate është publikuar bashkëpunimi i Capital Bra me reperen nga Kosova, Loredana.
“Nicht verdient” mban titullin kjo këngë, e cila është një baladë e ndjeshme.
Teksti i saj flet për një dashuri që ka përfunduar, pavarësisht se në këtë rast artistët dhanë gjithçka nga vetja.
Pjesa e Loredanës ka filluar menjëherë të komentohet se i kushtohet Mozzik, babait të Hanës ku reperja këndon:
Sa herë kam luftuar për ne të dy?
Sa herë me the që bota është e jona?
Sa herë e kam ulur kokën për ty?
Për ty kjo ishte dobësi e ndërsa për mua respekt!
Është kjo një copëz nga teksti i Loredanës, teksa në prapavijë dëgjohet të thuhet “Hana” e poashtu në klip shfaqet tatuazhi me emrin e së bijës./Prive.al