Ndërron jetë gazetarja dhe këngëtarja e njohur, Violeta Rexhepagiqi

By

Ka ndërruar jetë këngëtarja, gazetarja dhe kompozitorja e njohur Violeta Rexhepagiqi.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kolegia e saj nga RTK, Minire Fetahu, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Me pikëllim dhe me dhimbje të madhe ju jap një lajm të trishtë. Ndërroi jetë rokerja e madhe dhe gazetarja e njohur Violeta Rexhepagiqi”, ka shkruar ajo.

Karriera muzikore e Violetës nisi si fëmijë me këngë për atë gjeneratë, e pastaj u bë pjesë e grupit muzikor Vivien.

Mirëpo, për shkak të një aksidenti që kishte pasur Rexhepagiqi lë muzikën për t’iu përshkushtuar deri në frymën e fundit gazetarisë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm