Vajzat e Teuta Krasniqit po zhvillojnë kreativitetin edhe në kushte shtëpie

By

Pas mbylljes së shkollave dhe kopshteve, prindërit po ballafaqohen me një sfidë të re prindërimi – si të mbajnë fëmijët e angazhuar dhe të kënaqur gjatë karantinimit?

Edhe aktorja Teuta Krasniqi nënë e dy vajzave po kalon në të njëjtën situatë si të gjithë prindërit e tjerë, dhe ajo ka zgjedhur që gjithnjë të motivojë lojën dhe kreativitetin e vajzave të saj.

Loja në familje, me vëllezër e motra pa marrë parasysh diferencën në moshë, krijon një lidhje më të fortë me anëtarët e familjes dhe një ambient të sigurt për mirëqenien mendore.

Postimi i fundit i aktores përveç se është shumë i këndshëm dhe i lezetshëm, ai përçon edhe një mesazh të mirë.

Inkurajoni fëmijët tuaj të luajnë, të shprehin kreativitetin e tyre edhe më gjësendet e shtëpisë në mënyrë që brenda edhe katër mureve të jetë një atmosferë pozitive.

Nëse ju ka ikur edicioni i fundit i Prive, Teuta dhe Adonisi ishin të ftuar në një sfidë çiftesh në rubrikën Prive Tok. Kujdes, pozitiviteti dhe humori i dyshes është shumë ngjitëse! /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm