Horoskopi: Zbuloni se çfarë fshehin yjet për ju këtë javë

By

Është një javë e re, një fillim i ri. I gjithë qëllimi është t’ja nisim javës gjithë energji. Pra, kur të filloni një udhëtim të ri, zbuloni se çfarë kanë në dispozicion yjet për ju.

Ka dymbëdhjetë shenja të zodiakut dhe secili ka veçoritë e tij të dallueshme. Qoftë Dash, Dem, Binjak, Gaforre, Luan, Virgjëreshë, Peshore,  Akrep, Shigjetar, Bricjap, Ujor apo Peshk – secili prej shenjave ka diçka unike për të treguar:

Dashi

Jeni të shqetësuar që puna që po bëni nuk ka të potencial të vërtetë. Shpesh mendoni se po humbni kohën. Por këtë javë shpresa juaj do të rigjallërohet dhe gjithë këtë punë do e shihni me optimizëm. Gjëra të mira shtrihen para jush nëse vazhdoni të këmbëngulni. Raportet njerëzore do të kenë ulje dhe ngritje të shpeshta këtë javë. Por gjithçka që ndodhë do ju afrojë më shumë me këta ose këtë person. Mos u shqetësoni shumë për gjërat që kanë ndodhur për shkak se i takojnë të kaluarës.

Demi

Kur duhet të vendosni për diçka që ka rëndësi të madhe për jetën tuaj, kjo shkakton shumë ankth dhe stres. Ju po anashkaloni marrjen e këtij vendimi sepse frikësoheni se do bëni diçka të gabuar. Tërë këtë kohë që po kaloni duke akumuluar ndjenja negative shfrytëzojeni që të mendoni logjikisht. Analizoni mirë të gjithë hapat që do të ndërmerrni. Beso në aftësitë tuaja për të analizuar mirë situatën. Diskutoje me një person që ju e besoni dhe që ju njeh mirë. E ardhmja të takon ty ta vendosësh.

Binjakët

Frika dhe shqetësimi ju gërryen ngadalë përbrenda. Çdo emocion negativ rritet shpejt dhe pa shumë zhurmë. Nëse e gjeni veten që po bëni këtë, duhet të ndalni para se kjo të ju vërshojë mendjen dhe mirëqenien tuaj. Një fije e hollë ndan dështimin dhe suksesin. Por nëse ju zgjidhni të tejkaloni çdo pengesë, ju do arrini atë që keni qëllim. Gjithmonë kujtojeni sa të zgjuar dhe të aftë jeni, dhe mos lejoni që askush t’ju presë rrugën.

Gaforrja

Një marrëveshje që keni bërë me një person nuk ka shkuar ashtu si duhet. Çfarëdo qoftë arsyeja për këtë, duhet të mendoni vetëm për veten. Yjet ju këshillojnë që të bëni një bisedë serioze dhe të sinqertë me këtë person. Vetëm ashtu do arrini të kuptoni se pse kjo marrëveshje ka ngecur. Sa i përket raporteve më te tjerët, nëse hasni në kritika negative mos e merrni personale. Ky është vetëm mendimi i një personi dhe nuk duhet të ngjallë dyshime në veten tuaj. Nëse dikur jeni ndjerë të sigurt për këtë që keni nisur, duhet të ndjeheni edhe tani.

Luani

Nëse diçka duket e mirë, duhet të jetë e mirë. A po jo? Jo, domosdoshmërisht! Ju keni tendencën të shihni më të mirën tek të tjerët dhe të besoni pa analizuar mirë diçka. Ndonëse kjo është natyra juaj, mos besoni gjithçka që ju serviret. Këtë javë mundohuni të fokusoheni në mësime apo punë ose në projektin që keni nisur. Nëse keni ngecur në një problem është koha që të merrni kontrollin dhe të zgjidhni çdo gjë në jetën tuaj. Gjithçka hap pas hap dhe pa shumë stres.

Virgjëresha

Këtë javë do të ballafaqoheni me realitetin e lidhjes tuaj. Ndoshta me një konflikt që gjithnjë keni dëshiruar të zgjidhni. Edhe pse keni dëshirën më të madhe që të zgjidhni këtë konflikt, ndoshta ende nuk keni marrë asnjë hap. Kjo është java ideale për të filluar në zgjidhjen e atij problemi duke komunikuar dhe bashkëpunuar me atë person. Ajo që ju nuk duhet të bëni është të kërceni në konkluzione që i krijoni në mendjen tuaj. Komunikimi është gjithçka! Ndani të gjitha ndjenjat dhe shqetësimet tuaja lidhur më këtë konflikt.

Peshorja

Këto javët e kaluara jeta juaj po duket pak e çorganizuar. Kjo ka ndikuar në të gjitha aspektet e jetës tuaj. Ju adhuroni balancin dhe nuk ndjeheni vetja kur gjërat dalin nga rendi. Këtë javë jeta juaj do fillojë të përmisohet dhe do arrini të shihni situatën me një sy tjetër. Rrethanat e tanishme, puna, shkolla, financat janë vetëm nga disa brengat që keni pasur që sa kohë. Lëni shqetësimet mënjanë dhe filloni të vendosni rend në jetën tuaj, hap pas hapi.

Akrepi

Nëse po gjeni veten në një situatë stresuese këtë javë, nuk ka asgjë gabim që të merrni pak kohë për vete dhe të gjeni relaksim. Jeni të shqetësuar për financa dhe ka shumë gjëra që dëshironi të blini, më e mira që mund të bëni këtë javë është të gjeni kënaqësi në gjëra që nuk shkatërrojnë buxhetin tuaj. Ndonëse llastimi i vetes është ajo që keni nevojë të bëni këto ditë, gjeni diçka të vogël që ju sjell kënaqësi.

Shigjetari

Ju nuk ndërmerrni hapa nëse nuk jeni të bindur për diçka. Ju kërkoni shumë prova dhe siguri para se të filloni të investoni veten tuaj në diçka të re. Por këtë javë një mundësi e re do vijë e që do jetë shumë joshëse për ju, por në të njëjtën kohë përmban pak rrezik më vete. Ajo çka ju duhet të bëni është pak intuitë dhe zgjuarsi para se të vendosni për hapin e radhës. Këtë javë do të merrni rezultatet e një punë që keni bërë, e do të jenë më të mira se që ju keni menduar.

Bricjapi

Dikush që është në jetën tuaj do të jetë një burim i këshillave të çmueshme që do të merrni këtë javë. Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe bëni të gjitha pyetjet për përgjigjet e të cilave keni nevojë. Puna e madhe që keni investuar në çfarëdo që keni bërë do ju sjell rezultate të mira. Gëzohuni dhe festoni për këtë rezultat. Jeni të frustruar për mungesën e komunikimit në një lidhje të caktuar në jetën tuaj. Por do shihni se me kalimin e kohës kjo mungesë do fillojë të plotësohet. Çdo vepër arti kërkon kohë!

Ujori

Këtë javë do të arrini në një përfundim të një çështjeje që ka preokupuar mendjen tuaj për shumë gjatë. Nëse vazhdoni të keni durim dhe të kuptoni edhe perspektivën e personit tjetër, ju ngadalë do filloni të ç’liroheni nga disa mendime negative që kanë zënë vend në jetën tuaj. Edhe pse kjo ka kohë që po zgjat, qëndroni mendjehapur dhe me këmbë në tokë Ujor. Shumë shpejt do arrini aty ku dëshironi të jeni.

Peshqit

Kjo nuk është kohë që të tregoheni të pakujdesshëm me financat tuaja! Edhe pse dëshironi të keni gjërat më të mira që kjo botë mund të ofrojë, një qasje pak më racionale është ajo që ju duhet. Këtë javë mund të përpiloni një plan financiar që do ju forcojë ende më shumë për shpenzimet tuaja. Ndonëse nuk është koha e duhur që të bëni ndryshime këtë javë, ju mund të mendoni se çfarë në fakt dëshironi të keni brenda një kohë të caktuar.

 

Artikuj të ngjashëm