Rina Balaj po qëndron e karantinuar në Durrës me të dashurin e saj, reperin Sinboy për më shumë se një muaj.
Ndonëse dyshja nuk janë të gatshëm për martesë, Rina prapë ka një ide se si do dëshironte të dukej si një nuse.
Në llogarinë e saj, ajo postoi një ilustrim bërë nga një fansë e reperes dhe pikërisht ashtu ajo do donte të dukej si nuse.
“Nëse nuk dukem kështu kur të martohem, nuk jam e martuar” – shkruan ajo mbi ilustrimin e fanses.
Në anën tjetër Rina dhe Sinboy po shfrytëzojnë gjithë këtë kohë karantimi për të punuar në albumin e ri. /Prive.al