Era Istrefi nuk ka dashur që të publikohet kënga e sotme?

By

Sot u publikua një këngë e re nga Era Istrefi.

‘No maybes’ titullohet projekti me Arash e Ilkay Snecan i cili duket të mos jetë zgjedhur të publikohet nga këngëtarja.

Këtë e ka lënë të kuptohet Era përmes postimeve në profilin e saj në Instagram.

Ajo ka zbuluar se kjo këngë është e vitit 2018 dhe aktualisht gjendet në frymë tjetër artistike.

Duket se publikimi në këtë formë lidhet as më shumë e as më pak se vetëm me problemet e kontratave të nënshkruara më herët.

‘Me mu lansu kangt mas 2 vjetve që i boj, përshembull kjo e fundit ‘No Mabes’ për mu nuk është e lehtë se tash jom n’tripa tjerë e valë tjetër e kom shumë sene ma ‘zjarr’. Ama nganjëherë ky është efekti anësor i të qenurit artist ndërkombëtar. Supozoj që çdo e mirë ka edhe ndonjë të keqe. Edhe kjo e fundit, mos më keqkuptoni e du shumë. Është thjesht, që mezi po pres me iu lëshu sene t’reja. Ishalla s’des pa. E kur po m’pysni përse? Është vështirë sepse hala jam në procese shumë të ndërlikume ligjore. Ama si gjithçka tjetër që e kom arrit në jetë (falemnderit Zot) edhe këtë kom me e arritë’ – deklaron Era në postimin e bërë.

Kjo është hera e dytë që këngëtarja zgjedh publikisht të flasëpër problemet në karrierë që po i shkaktohen nga implikimet ligjore të kontratave të cilat me gjasë nuk janë sot të favorshme për kurbën e karrierës së saj që pas sukseseve të njëpasnjëshme, aktualisht po njeh stagnim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm