Në qershor të vitit të shkuar, Aida Doçi publikoi videoklipin e fundit “Un’ s’muj mej thanë’, një baladë e cila mori miliona klikime në kanalin e këngëtares në YouTube.
E duket se sërish do të kemi një këngë emocionale nga Aida.
“Duro shpirt” do titullohet ky projekt i cili është shkruar nga Kreshnik Avdiu, teksa audio është punuar nga RGB Entertainment.
Projekti është finalizuar me videoklip nga Imagine Films, dhe është publikuar sot.
Mos humbisni projektin më të ri nga këngëtarja. /Prive.al