Reagon Loredana: “Bëni para, jo të dashur”

By

Tash e disa javë, ndjekësit në rrjete sociale ‘vlojnë’ mbi thashethemet e mundshme për romancë mes Loredanës dhe Zunës.

Dyshimet u përforcuan nga një video e shkrepur në aeroplan ku reperja kosovare shihet në prehrin e kolegut të saj libanez.

Më pas, Prive.al raportoi se Zuna nuk iu nda Loredanës as për Shën Valentin ku ishte i pranishëm në një festë ku artistja performoi.

E të pandashëm ata janë shfaqur edhe më 20 shkurt, ku Prive arriti të sigurojë edhe një video:

Mirëpo e gjithë kjo asnjëherë nuk u adresua nga Loredana, dhe me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, tregon qartë se cili është qëllimi i saj.

“Bëni para jo të dashur” – shkruhet në postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm