Rita Ora ka zbuluar se është në agoni pasi i është nënshtruar një tonsillektomie (largimi kirurgjikal i bajameve) dhe thotë se ishte ‘koha e saj për t’u çlodhur dhe shëruar ’.
Këngëtarja, 29 vjeçare, hyri në Instagram për të postuar disa fotografi ku shfaqet me disa kartolina për ditën e Shën Valentinit, bashkangjitur me një shkrim të gjatë.
“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem. Është një bekim kur e ke mundësinë të shërohesh në qetësi dhe të vësh gjithçka në një perspektivë dhe të vizualizosh pjesën tjetër të vitit dhe atë që vjen apo atë që dëshiron të arrish. Nuk jam Moneti, por më pëlqejnë shumë ngjyrat. Prandaj i kam bërë disa kartolina të shpejta për ditën e të dashuruarve për ata që i dua. Urime dita e Valentinit të dashuruar”, shkruan Rita Ora.