Moderatorja e njohur shqiptare është pre e një sulmi kibernetik.
Ajo kumtoi lajmin në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar se faqja e saj e certifikuar në Facebook është hakuar.
Hakimi ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 10, dhe Huta në postimin e saj shpreh keqardhje për përmbajtjen që është ndarë në faqen e saj, dhe kërkon ndihmë profesionale si ta trajtojë këtë çështje.
Sulmuesi në fjalë ka publikuar një mori videosh pornografike në faqen e saj që numëron më së 100 mijë pëlqimesh. /Prive.al