Ledri nuk ndalet, ky është bashkëpunimi i rradhës

By

Përderisa jo shumë kohë më parë i mungonte skenës muzikore dhe fansave të tij, me rikthimin në atë që di të bëj më së miri, Ledri Vula nuk po ka të ndalur.

Reperi i shumë pëlqyer pos në cilësi, së fundmi po sjell projekte edhe në sasi më të shtuar se në periudha paraprake.

Pasi ‘bombardoi’ me tre projekte për dy ditë, dy me Florin e tjetri me 2po2, Ledri shumë shpejt do shënoj në cakun e rradhës.

Prive.al ka arritur të mësoj se reperi do jetë pjesë e projektit të kolegut të tij nga Kaos, Vig Poppas në një krijim muzikor që do jetë gati së shpejti.

Mendohet se dueti Vig Poppa ft. Ledri Vula do jetë një tjetër hit në listën e gjatë të këngëve të zhanrit hip-hop që pasuruan repertorin në përgjithësi për muzikën shqiptare gjatë këtij viti. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm