Një tjetër episod për të mos u humbur: Intervista ekskluzive e Genta Ismajlit me Ustan për Prive!

By

Nesër në ora 19:00 do të ndiqni episodin e katërt për vitin 2020 të Prive, programit të shoëbizit që ka sjellur gjithmonë ekskluzivitete.

Mbrëmja do të nis me një material kushtuar të madhes Nexhmije Pagarusha, ndërsa vazhdon me intervistën e parë të çiftit tejet të përfolur kohëve të fundit, Genta Ismajli dhe Usta. A do të ketë dasëm nga ata?!

Afrim Muçiqi flet për lajmin rreth fajdeve: Si qëndron e vërteta!

60 sekondat janë rezervuar për Adrola Dushin, teksa kutia e pyetjeve për Lorin.

Sa ka kushtuar filmi “I love Tropoja”, flet Ermali në premierën e Prishtinës.

Këto por jo vetëm, marrin përgjigje të shtunën në ora 19:00 me materiale nga gazetarët Artan Telaku dhe Vlorijan Halili, nën drejtimin e Liberta Spahiut./Prive.al

Artikuj të ngjashëm