Vig Poppa publikon një sekuencë të shkurtër nga bashkëpunimi i tij i ardhshëm

By

Reperi i ish grupit të njohur Kosovar, KAOS ka gati një projekt të ri. Është bërë kohë që Vig Poppa është zhvendosur në Suedi për të jetuar teksa në diskografinë shqiptare ka frymuar përmes bashkëpunimeve të shumta që ka sjellur.

Gjashtë muaj më parë të ftuar në këngën e tij ‘Haram’ kishte reperin shkodran Don Phenom ku grumbulluan afro dy milionë klikime në këtë projekt.

Ndërsa, tani radha është për një produksion të ri muzikor i cili vie në bashkëpunim me një artist unik. Fjala është për Kevin Edmond, me të cilin gjatë fundjavës kanë realizuar edhe videoklipin.

Kjo këngë është krijuar e gjitha në Suedi, teksa spoti është vizualizuar në Kosovë.

Sot reperi publikoi edhe një sekuencë të shkurtër të asaj që do të jetë ky projekt dhe ju mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm