Në ndeshjen e parë pas aksidentit ku humbi jetën basketbollit Kobe Bryant me vajzën e tij, klubi i basketbollit LA Lakers kujtuan legjendën e tyre, Kobe Bryant.
Të gjithë basketbollistët kishin fanellat e Bryant veshur, teksa në vendin ku ai rrinte së bashku me vajzën për ti ndjekur ndeshjet ishte rezervuar sërish ato dy ulëse me fanellat e tyre.
Këngëtari Usher ishte prezent për të kënduar në përkujtim të Bryant këngën, Amazing Grace, teksa fjalim për ta kujtuar Koben kishte edhe LeBron James i cili po ashtu ka bërë një tatuazhë për ta përjetësuar gjithmonë basketbollistin ikonë të Lakers, tashmë të ndjerë./Prive.al