Fifi ka gati një projekt dhe në llogarinë e saj në Instagram zbuloi edhe datën kur do të publikohet.
Pas përfundimit të “Këngës Magjike” ku triumfoi Eneda Tarifa, Fifi ishte kryetituj i portaleve për faktin që zuri vendin e dytë.
Ajo madje foli publikisht edhe për mënyrën si u ndie pas marrjes së çmimit të dytë më këngën “Marova”, duke pohuar se ishte tej mase e lumtur se si publiku e priti këngën e saj.
Por “Kënga Magjike 2019” i përket të kaluarës dhe Fifi po rikthehet me një projekt të ri.
Projekti do të titullohet “Qaj” dhe pritet të publikohet me 8 shkurt. /Prive.al