Shumë gra në të gjithë botën zgjedhin të ngrinë vezët e tyre. Por nëse jeni një yll ndërkombëtar i pop-it, pse të mos e bëni dy herë?
Rita Ora, këngëtare, modele dhe stiliste, e ka bërë pikërisht këtë.
Rita, e cila mbush 30 vjet më vonë këtë vit, është një nga yjet e kopertinës për numrin më të fundit të Revistës LOVE, duke i treguar revistës për masat që ka ndërmarrë për tu siguruar që ajo mund të bëhet nënë një ditë, ku t’i vie koha.
“Unë i dua fëmijët”, thotë ajo. ‘E dini se i kam ngrirë vezët? Dy herë. Unë kam dy ‘vezë’ në ndërtesa të ndryshme në vende të ndryshme. Vetëm në rast se një nga ndërtesat do shembej’.
Kjo nuk është hera e parë që Rita ka diskutuar në ngrirjen e vezëve të saj. Në vitin 2017, ajo tha se mjeku i saj e kishte këshilluar që të konsideronte të ardhmen. “Ju jeni më i shëndetshme tani dhe unë mendoj se do të ishte mirë,” kujtoi ajo duke thënë. “Pse nuk ruan vezët dhe që më vonë të mos shqetësohesh fare?”
Burimi: Grazia Daily