Kryetemë e ditës së djeshme ishte videoja ku shihet Arbenita duke shkëmbyer puthje me ish të dashurin, modelin nga Gjakova, Kened Tahiri. (Klikoni këtu për artikullin e plotë)
Mirëpo e gjithë kjo ngjarje nuk shkoi pa reaguar edhe modelja, e cila akuzon ish të dashurin e saj për shpërndarjen e videos nën pretendimin që llogaria e tij në Snapchat është hakuar.
Modelja gjithashtu kritikon rëndë tentativën e tij të pashpresë për të prishur imazhin publik të saj.
Me një postim në Instastory të saj, ajo shkruan:
“Zakonisht nuk i shpjegohem njerëzve për punët e mija, por ja që u bë e tepërt dhe duhej! Është çmenduri se si një ish mund t’i mbajë ende fotografitë e mija prej 4 vite më parë! Të shtiret se iu është hakuar Snapchati! Dhe i përdor ato kundër meje për të më ulur dhe poshtëruar në publik! Merre famën!!! Por nuk të duhet kur je i prishur përbrenda! Kur jemi në pubertet jemi shumë delikatë dhe bëjmë gabime që më pas në të ardhmen qeshim me to! Unë nuk jetoj më në të kaluarën! Nëse prisni të jem e përsosur harrojeni nuk do jem kurrë, sepse jam njeri! Kush jeni ju për të më gjykuar gjithsesi? Merreni si të doni por unë e dua të dashurin tim dhe këto gjëra të kota nuk do të na ndajnë kurrë! Nuk jemi ndarë asnjëherë dhe dëshirojmë ta mbajmë lidhjen sekrete! Ku po shkoni vallë më gjithë këtë urrejtje? A është kjo e arritur për ju, këto janë ëndrrat e juaja? Ne jemi shqiptar dhe njerëz në fund të fundit! Boll u bë poshtërimi i njëri tjetrit, sidomos femrave shqiptare!” – shkruan ajo në postimin e saj. /Prive.al