Këngëtarja më prejardhje shqiptare që vepron në Amerikë, Ava Max ka arritur shumë suksese në industrinë e muzikës.
Vetëm në dhjetor të vitit të kaluar, kënga e saj “Sweet But Psycho” u radhit në listën e këngëve më të mira të vitit 2019, sipas New York Times.
Ndonëse tani gëzon sukses dhe famë, artistja nuk harron fillimet e saj të vështira dhe modeste, duke ndarë me ndjekësit në Instagram rrugëtimin e saj.
“Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë. Edhe nëse kartat janë grumbulluar kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mundeni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha që erdhën në Amerikë me asgjë përveç rrobave në shpinë. Unë po ju them këtë sepse besoj unë besoj se ju mund të bëni çdo gjë.” – shkruan ajo pranë një fotoje që ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al