Një minutë para mesnate, Loredana ka publikuar ashtu siç kishte premtuar këngën e re ‘Kein Wort’, ose thënë në shqip ‘Asnjë fjalë’.
E suksesi i saj shihet që në start, ku duket se pa mbushur 24 orë do të shënoj milionin e parë në YouTube.
Reagime pozitive ka marrë nga fansat, por edhe nga kolegët e saj shqiptarë. Dafina Zeqiri përmes platformës së saj online, përkatësisht në Instagram ka komentuar këtë projekt.
“Është publikuar ‘Kein Wort’. Vajzë e bën repin gjerman të tingëlloj tejet mirë” – është shprehur Dafina Zeqiri, e cila njëjtë sikurse Loredana është duke punuar në albumin e ri në studio europiane për ta publikuar këtë vit./Prive.al