Cila ishte kënga më e dëgjuar në historinë e Spotify? (VIDEO)

By

Shape of You” është shpallur kënga më e dëgjuar në historinë e platformës Spotify.

Me mbi 2 bilionë dëgjime deri tani, duket se askush tjetër nuk mund të thyejë këtë rekord të Ed Sheeran.

Ka qenë vetë britaniku që e ka bërë të ditur këtë arritje nëpërmjet një postimi në platformat e tij sociale – njëkohësisht duke falënderuar fansat për mbështetjen.

Kujtojmë se pak javë më parë revista prestigjose “Forbes”, e renditi 27 vjeçarin në vend të dytë pas Adele, si artisti me të ardhurat më të mëdha për vitin 2018.

Artikuj të ngjashëm