Për një ditëlindje që do ju ngelet gjatë në kujtesë!

By

Ditëlindja juaj është një shans për të kujtuar ditën kur ndodhi një ngjarje madhore, për të festuar dhe për të reflektuar se sa e bukur është jeta me personat më të dashur afër.

Këtë 4 janar, moderatorja Liberta Spahiu festoi ditëlindjen e saj në festën surprizë më të bukur që kishin organizuar miqtë e saj më të mirë.

Një festë e bukur e ditëlindjes nuk mund të bëhet pa ndihmën e organizatorëve dhe njerëzve që do të përkushtohen pafundësisht, që kjo të mbetet një festë e paharuar.

Për një festë të tillë është esenciale që të mendohet një vend i denjë me prekjen e duhur të një dekorimi. E për një sallë estetikisht të këndshme, duket se kompania Grand Decor gjithnjë arrin të bëjë atë prekjen magjike.

Detajet tjera brenda festës së ditëlindjes apo çfarëdo lloj ahengu tjetër, ajo që sjell frymën e festës janë disa personalizime, sikurse posteri gjigand i fotografisë së Liberta Spahiut – ashtu për të theksuar më shumë ‘vajzën e ditëlindjes’.

E edhe për tabelat e vogla me fytyrën e moderatores, ku të ftuarit bënin qejf duke shkrepur foto u kujdes MyPrint.ks.

Kur koha kalon, truri jonë nuk do të mund të kujtojë vizualisht kujtimet e bukura, përpos që të risjellë në mendjen tonë, atë ndjenjë që përjetuam gjatë festës që miqtë tanë bënë për ne. Fotografia është jetësore, ajo që do mbajë kujtimet tona të pashlyera në çdo detaj. Një fotograf si Agon Gjinovci arrin që të përjetësojë ekperiencat më të bukura të jetës tuaj.

Festa surprizë për ditëlindjen e Libertës ishte epike! Shumë të ftuar që kënaqeshin në nderin e ditëlindjes së saj, nuk mund të mos kishte një video. Si Liberta, çdo kush meriton që të festojë në këtë mënyrë, për një ditëlindje që do të mbetet shumë gjatë në kujtesë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm