Në pritje të Samantës!

By

Ka muaj që ka paralajmëruar këngën e saj të re, e madje prisnim që publikimi të bëhej gjatë 2019-ës.

Mirëpo, kaluan muaj që nga informacioni se Samanta Karavella po sjell projekt të ri e mjaft ritmik, por arsyeja se pse nuk u publikua nuk dihet akoma.

Kjo këngë e cila do të jetë solo, duket të jetë vendosur si produksioni i parë i artistes për dekadën e re që sapo jemi future.

‘Golosa’ mbetet klipi i fundit nga Samanta, teksa në ekran së fundmi e kemi parë në 25 pyetjet e Prive, pak më shumë se dy muaj më parë kur edhe e përmendi këtë këngë të re./Prive.al

Artikuj të ngjashëm