Agnesa Vuthaj sërish në udhëtim: Kjo është arsyeja!

By

E nisi si Miss e vazhdoi si një grua në biznes. Agnesa Vuthaj ditëve të fundit ishte në fokus të medias për një lidhje të supozuar me një biznesmen indian, gjë të cilën e mohoi duke deklaruar se raporti mes tyre është vetëm profesional.

Por, në kohën kur u bë e gjithë kjo zhurmë, vetë Agnesa nuk ishte në trojet shqiptare. Ka disa ditë, që është në udhëtim, por duke mos u zbuluar lokacioni.

Mirëpo, detajet mbi këtë largim nga Kosova i ka bërë të ditur dizajneri tash e ca kohë i Agnesës, Festim Isufi.

Përmes llogarisë së tij në Instagram, Isufi ka zbuluar se ‘gjëra të mëdha do të vijnë shumë shpejt’ e duke pasur parasysh natyrën e biznesit të të dy personazhve, duket se ka të bëjë me modën.

Por, çfarë po synojnë kjo dyshe, na mbetet të presim këto ditë teksa bëhet të ditura më tepër informacione./Prive.al

Artikuj të ngjashëm