Tre ditë pas festave të fund vitit, mbrëmjen e 3 janarit është sulmuar në tentim për vrasje ish-pronari i TV Era, Abdulla Mehmetaj nga bashkëshortja e tij, Arlinda Mehmetaj. Kështu së paku thotë vet Mehmetaj, ndërsa për gazetën KOHA thotë se ngjarja ka ndodhur në ora 02 e 40 minuta pas mesnate, më 3 janar.
Ngjarjen e konfirmon edhe mbesa e Avdullait, këngëtarja Adelina Tahiri duke postuar në Instagramin e saj një screenshot ku shkruan “Dajo jemi me ty”.
“Ngjarja ka ndodhur në ora 02 e 40 minuta pas mesnate. Deri sa çifti si zakonisht ka qenë duke fjetur, viktimës gjumin ja ka nxjerrë jastëku mbi fytyrën e tij, ndërkohë që ai nuk ka mundur të lëvizë për shkak se ka qenë i lidhur me litarë, nga këmbët dhe duart. Për fat të mirë viktima ka arritur të çlirohet dhe deri sa kishte marrë veten nga goditjet e marra dhe shtrëngimet në frymëmarrje, duke zbritur në katin përdhes të banesës ku banojnë në një lagje të Shkupit ai përsëri është goditur nga Arlinda Memtaj me çekan disa herë në kokë, nga ku viktimës i janë shkaktuar të çara në kokë.” – shkruan Koha.
Agresorja në fjalë, bashkëshortja e Avdullait, Arlinda Mehmetaj thuhet të jetë ligjëruese në universitetin AAB në Prishtinë.
Burimi: Koha.mk