Arbana Osmani sapo zbuloi risinë e radhës (dhe nuk lidhet me ekranin)

By

Në gati 20 vite në jetën publike, në këtë vit pa dyshim Arbana Osmani është komentuar më së shumti.

Jeta e saj private, ndarja nga bashkëshorti pas 16 vitesh, thashethemet për të ardhmen në tëlevizion dhe romanca e re ishin disa prej pikave për të cilat Osmani mbushi mediat rozë.

Megjithatë, gjithë ky vlug i zhvillimeve duket të mos e ketë penguar prezantuesen në punët e saj.

Krahas emisionit në të cilin është edhe autore, ajo përgjatë kësaj kohe ka bërë gati një tjetër libër me receta gatimi. Ka qenë vetë Arbana që përmes një postimi ka bërë të ditur lajmin ku shprehet:

‘Jam shumë e lumtur të ndaj me ju një projekt për të cilin po punoj prej kohësh. Gjashtë vite, pas librit tim të parë me receta gatimi, më në fund erdhi momenti për një të dytë… “Receta për 5 minuta” së shpejti për të gjithë ju që keni besuar tek une, gjithmonë’.

Këtë vjeshtë, opsionet e recetave duket se do të na zgjerohen përmes këtij libri për një prej pasioneve më të mëdha të prezantueses – gatimin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm