6 vjet me portalin PRIVE!

By

Shkurt 2015.

Për mbi pesë vite atëbotë, emisioni Prive ishte shndërruar në pikë reference duke qenë, siç është ende sot, adresa më e ndjekur e më e besuar për të gjitha risitë në shoubizin shqiptar.

Jeta e tyre, sukseset e dështimet, të pathënat që nuk fliteshin askund tjetër servoheshin për publikun në terminin e së Shtunës.

Por, në një ambient dinamik, me trendin që orientohej çdo herë e më shumë drejt botës “online”, takimi javor me audiencën e madhe ishte i pamjaftueshëm.

Radha ishte për një hap të ri që i përshtatej momentit me një nuhatje të shkëlqyer për atë veprimin e duhur në kohën e duhur!

Sot gjashtë vite më parë, Prive zgjeroi platformën e saj me investimin serioz me themelimin e portalit Prive.al.

Duke u udhëhequr nga parimet e lajmit ekskluziv por mbi të gjitha të besueshëm, me një grup entuziast, Prive erdhi edhe më afër shikuesit e lexuesit të Prive përmes portalit i cili që në ditën e parë bëri diferencën dhe u shndërrua në atë që është edhe sot – burimin kryesor të lajmit autentik mbi artistët shqiptarë.

Përgjatë këtyre gjashtë viteve, me rritje ekspoenciale të audiencës, sot jemi pranë afro 1 milionë e 250,000 lexuesve çdo ditë duke përcaktuar axhendën e asaj që thuhet e shkruhet mbi artistët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e jo vetëm.

Shkrimet e Prive.al ndër vite janë cituar edhe nga prestigjioze botërore si “Daily Mail”, “The Sun” e “20minutes”. Me dinamikën që nuk na ka lënë asnjëherë të vetëkënaqemi, mirënjohës që jeni me ne çdo ditë të javës sot për sot kemi falënderim por edhe një premtim: Ky është vetëm fillimi!

Artikuj të ngjashëm