Skena e muzikës shqiptare shquhet për familjarë të shumtë por ato mbajnë primatin. Bëhet fjalë për motrat Mustafa ku 6 nga to janë aktive në muzikë.
Prive në edicionin festiv ishte mysafir në shtëpinë e tyre ku këngëtaret treguan për fëmijërinë e tyre por edhe raportin që kanë krijuar mes vete.
Nuk janë vetëm motra por edhe shoqe dhe shumë të lidhura në mes vete. Ato po ashtu tregojnë edhe për “sherret” që i kanë bërë si fëmijë por edhe momente interesante që i kanë shijuar.