Bukuria e saj mbahet mend nga secili që e sheh të paktën një herë.
Shqiptarja Lorena Haliti, ish-Miss Idaho Teen USA përbën një prej vajzave më perfekte që ka shqiptaria.
E për të gjithë djemtë që mund ta kenë synuar, kemi lajme të këqija.
Pak kohë pasi Prive.al raportoi mbi një lidhjë të mundshme të dashurisë, një hap i tillë është konfirmuar nga vetë bukuroshja.
Ajo ka nisur një romancë përtej oqeanit me një djalë amerikan, sportist, të quajtur Tanner McEvoy.
Lidhjen, bukuroshja e ka zyrtarizuar me një fotografi të përbashkët nga aventurat në DisneyLand ku çifti edhe shihen të jenë kombinuar në pamje me kapele të njejta.
Ju shkoftë mbarë! Ç’të themi tjetër? /Prive.al/