Kushdo që e ndjek Majkin në rrjete tash e një kohë të gjatë mund të ketë kuptuar një gjë – afeksionin për një serial kosovar.
Këngëtari i Babastars duket të jetë një fans i flaktë i ‘Çka ka shpija’ dhe këtë na e tregon shpesh përmes postimeve të bëra.
Kurdo që ka kohë ai ndjek episodat e ri duke mos i lënë t’i humbasë asnjë, përkundër angazhimeve me koncerte dhe faktit që është vazhdimisht në lëvizje.
E duket se këngëtari i njohur është fans i një aktori në veçanti, Naser Rafunës.
Cilësimin për këtë të fundit e ka zbuluar në rrjete sociale kur e ka quajtur, legjendë. Pajtohemi me konstatimin e Majkit për një prej aktorëve më të zot nga Kosova! /Prive.al