Për transmetimin e kësaj kënge shqip, televizionet mund të dënohen (VIDEO)

By

‘Albanian’ nga Etnon e Lyrical Son është një prej projekteve muzikore që i ka rezistuar viteve dhe është shndërruar në himn muzikor për gjithë shqiptarët.

Por, duket se kjo këngë, 13 vite nga publikimi po përbën ‘rrezik’ për dikë.

Televizionet në Mal të Zi janë dënuar për emetimin e këtij spoti.

Sipas një njoftimi të bërë publik së fundmi, TV Teuta dhe TV Boin kanë marrë vërejtje. Siç konsiderohet, përmbatja programore përbën rrezik për rendin kushtetues në Mal të Zi.

Ndaj këtij zhvillimi ka reaguar Lyrical Son i cili përmes një postimi në Instagram ka deklaruar për ‘Albanian’ që ‘nuk mund të ndalohet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm