Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë publikuar këngën më të re “Shi bie në Tiranë”.
Këtij projekti i është realizuar edhe videoklipi në kryeqytetin shqiptar.
Siç edhe është potencuar në fund të videos, ky është përpunim i këngës origjinale të këngëtares Fitnete Tuda, të cilën e kjo dyshe e kanë falënderuar për dhënien e lejes.
Me këtë publikim Eni dhe Genci disi edhe i kanë shuar zërat se ata mund t’i kenë prishur raportet, ashtu siç ishte aluduar ditëve të fundit nga mediat rozë në vendin tonë.