E mohojnë lidhjen por s’rrinë dot pa njëri tjetrin, Çiljeta prezente në festën e ditëlindjes së Albanit (FOTO)

By

Ka mbetur gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private, duke mos e treguar as babain e të birit të saj.

Çiljeta Xhilaga, jetës personale i ka vënë një mburojë të hekurt duke mos lejuar asgjë të depërtojë në publik.

Madje ajo edhe në një intervistë dhënë për Prive pati refuzuar të flasë për gjëra personale!

LAJMI VAZHDON NËN VIDEO

Por pavarësisht kësaj, mediat nuk pushuan së shkruari për të e lidhjet e saj të dashurisë derisa ia zbuluamn romancën me futbollistin Alban Hoxha.

Dyshja nuk e komentuan këtë raportim e madje edhe e mohuan e herë-herë zgjodhën të mos flasin fare.

Mirëpo ata nuk rrinë dot pa njëri tjetrin dhe kjo gjë nuk mohohet.

Këtë më së miri e dëshmon prezenca e Çiljetës në festën e ditëlindjes së Albanit, sepse ajo aty, thjesht s’kishte si të mungonte.

Këngëtarja ka shkëlqyer në celebrimin e 30 vjetori të Albanit, e veshur në një fustan ngjyrë ari që i theksonte format e bukura trupore të saj. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm