Babai i tij është një doajen i muzikës dhe një njeri që i ka dhënë shumë skenës muzikore shqiptare.
Ermal Fejzullahu e ka uruar bukur babain e tij Sabriun, në 50-të vjetorin e karrierës së tij, përmes një postimi në Instagram menjëherë pas koncertit madhështor të organizuar nga Klan Kosova për nder të këtij përvjetori jubilar.
Ermali që ishte pjesë e koncertit të babait të tij, ka shkruar në Instagarm se shpreson që 50-të vjetorin e karrierës së tij, ta festojë me babain ende në jetë.
Përmes një fotografie ku babë e bir shihen të afërt, ai i thotë se Sabri Fejzullahu është krenaria e kombit tonë. /Prive.al