Jennifer Lopez ka folur për mundësinë e të pasurit fëmijë me Alex Rodriguez dhe dy fëmijët e saj.
Këngëtarja 50 vjeçare tha se binjakët e saj Max dhe Emme, pëlqejnë të kenë një familje të përzier.
“Unë mendoj se ata do të donin të kishin një vëlla ose motër. Ata pëlqejnë vajzat e Alex”, tha Jennifer për Extra.
Ajo shtoi: “Ne më të vërtetë duam të formojmë një familje të bukur dhe të përzier”.
Në fillim të këtij muaji, Jennifer konfirmoi për Hoda Kotb se do donte të kishte më shumë fëmijë.