Festa e Kurban Bajramit: Bleona shfaqet e mbuluar kokë e këmbë (FOTO)

By

Ndër vite, Bleona Qereti është sinonim i zhveshjes në paraqitje publike.

Kur të tjerë nuk dinin se ç’është skena, këngëtarja sfidonte mentalitetin e vrazhdë duke sjellur standarte të reja e duke mos çarë kokën për fjalët.

Gjërat nuk ndryshuan as me kalimin e viteve kur edhe tashmë, rreth dy dekada e gjysmë nga debutimi, shpesh ‘konsumojmë’ imazhe të këngëtares plotësisht nudo me gjoksin apo të pasmet në fokus.

Sidoqoftë, nga 365 ditë të vitit, përjashtim për Bleonën ka të paktën në një ditë të vetme.

Këngëtarja me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar ndjekësit e shumtë përmes një imazhi nga Emiratet e Bashkuara Arabe në hapësirën jashtë xhamisë Sheikh Zayed.

Bleona shfaqet kokë e këmbë e mbuluar, siç e do tradita islame në vendin ku duhet respektuar rregullat me përpikmëri.

Edhe ky kuriozitet na u shua, krahas komplet të zhveshur tashmë kemi imazhin e qartë të Bleonës komplet të mbuluar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm