Siç edhe kishte paralajmëruar Prive.al, muaji Korrik po nisë me një dasëm të madhe që mbledh rreth vetës shumë fytyra publike.
Martesa e gardianit të portës së përfaqësueses kosovare, Samir Ujkani, ka bërë bashkë sonte emra të njohur nga sporti e kultura në një ceremoni mjaft private.
Krahas Bleros e Afronës, në këtë event nuk po mungojnë as Ariana dhe Ermali që shquhen për miqësi me çiftin të cilët i takojnë sa herë që vizitojnë Italinë ku edhe jeton Ujkani.
E si çdo herë tjetër, dyshja kanë shkëlqyer me imazhin që reflektojnë ku Ariana i ka qëndruar sërish besnike ngjyrës së kaltër në fustanin e përzgjedhur.
Më poshtë fotografitë. /Prive.al/