Heidi, një nuse tipike shqiptare: Ja çfarë bën në Junik

By

Çifti i njohur Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi duket që në këto ditë të mbushura me zhvillime politike falë zgjedhjeve parlamentare kanë vendosur të qëndrojnë në Kosovë.

Dyshja, që lidhjen e kanë zyrtarizuar pa shumë zhurmë edhe me fejesë, po shfrytëzojnë ditët e lira për të qenë pranë familjes në vendin e origjinës.

E duket që Heidi, përkundër faktit që është e rritur në Zvicër dhe është modele me profesion, duket që nuk e ka aspak problem të jetë një nuse tipike shqiptare.

Në fotografitë e fundit të postuara në rrjete sociale, ajo shihet në fshatin e të dashurit, në Junik teksa hedh shtresa në fli me saç. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm