Albana mohon kategorikisht lidhjen me Trimin

By

… Dhe papritmas e pa asnjë provë lindi një ‘çift’ i ri në showbizin shqiptar!

Historia deja-vu u përsërit sot kur pasdite në portale mori dhenë një informacion mbi një lidhje të re të supozuar mes dy emrave të njohur, prezantueses Albana Osmani dhe këngëtarit të ri në skenë, Trim Jetullahu.

Një fotografi e përbashkët mes dy të apostrofuarve mjaftoi që të hidhen dilemat mbi një relacion që tejkalon shoqërinë apo punën.

U tha që Trimi dhe Albana mund të kenë nisur romancë teksa si indikator mbështetës u përmend një intervistë e muajit Dhjetor ku gjoja dyshja ‘flirtojnë’ direkt në emision.

Por cila është e vërteta?! Sigurisht, komplet ndryshe nga kjo që po aludohet.

Prive.al ka kontaktuar prezantuesen e njohur e cila e ka mohuar kategorikisht raportimin.

‘Ky lajm është thjesht një idiotësi me brirë. Ne ishim para regjistrimit të Top Show Magazine. Ai madje s’po ndjehej mirë se ishte me helmim ushqimi. AJo foto u bë tek bari i punës para emisionit’ – deklaroi Albana.

Prezantuesja shtoi që ka respekt për Trimin si djalë i ri.

‘Kushdo që bëri apo bën këto lajme thjesht s’ka c’të bëj në jetë. Trimin tim me fletë do e prezantoj vetë s’ka pse më prezanton mua asnjë kalama, qoftë kalama mediatik’ – përfundoi Osmani.

Shumë zhurmë për asgjë, sërish! /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm